TIRANË-Është bërë publike një tjetër foto e ish-ministrit që qeverisë Rama, Arben Ahmetaj. Tashmë prej më shumë se një viti, ish-zv.kryeministri ndodhet në arrati, ndërsa në foton që ka dalë sëfundmi shihet në shoqërinë e dy personave në një lokal, vend i cili mendohet të jetë në Zvicër, aty ku dhe politikani shqiptar është “strehuar” prej korrikut të vitit 2023.
Në foton e publikuar Ahmetaj shfaqet duke konsumuar kafe dhe puro, teksa është duke biseduar me disa persona identiteti i të cilëve nuk kuptohet qartë në foto.
Kujtojmë se Ahmetaj është i arratisur, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ku dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit shtetëror.
Ish-nurmi dy i qeverisë Rama, ka thënë se do të përballet me drejtësinë vetëm kur ajo të jetë e drejtë dhe e vërtetë./Radar.al

