Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alegri justifikohet para mediave: Champions në rrezik, ndryshimi i skemës nuk ka lidhje

    Rogerti kërcënon Mateon: Do vi me rracën time te palestra

     Vr*u të bijën në Tiranë/ Libani refuzon ekstradimin e 49-vjeçarit palestinez në Shqipëri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rreth & rrotull

    Ndue Mëlyshi, shqiptari zemërgjërë i Brukselit

    August 22, 2025

    Emri, Ndue Mëlyshi, për shumëkënd që mund ta lexojë këtë shkrim mund të mos thotë asgjë. Një i panjohur! Para pak ditësh mediat belge raportuan për largimin nga jeta të shqiptarit, Ndue Mëlyshi, 56-vjeçar. Ngjarje e trishtë, ndodhur në nga lagjet periferike të Brukselit. Ndër të tjera, një zonjë e pikëlluar belge në kronikën e transmetuesit publik u shpreh shumë e trishtuar për largimin nga jeta e komshiut të saj të ndjerë. Një zotëri tjetër belg u shpreh mes lotëve se Ndoja kishtë qenë një ëngjëll, banorët e zonës e donin shumë.

    Po kush ishte Ndue Mëlyshi? Rrugëtimi jetësor i Ndojës ka qenë aspak bujar, sidomos në fëmijërinë e rininë e hershme, duke qenë se ai vinte nga një familje Mirditore me kontribute për zonën e me gjërë, por e cila ishte e shënjestruar nga regjimi i shkuar me damkën “Armiq të Popullit”. Me pak fjalë Ndoja kaloi nje fëmijëri pa fëmijëri, dhe një rini me shumë pak rini dhe liri në qytetin e tij të dashur, në Laç. Lirinë e ëndërruar, Ndoja, së bashku me familjen e tij e gjeti në vitin 1991 kur ai arriti të emigroi për në qendrën administrative të Europës, në Bruksel, Belgjikë. Jeta në Bruksel në fillimet e saj nuk qe një fushë me lule. Gjithsesi, përmes punës së pandalur, sakrificave të shumta, dhe vështirësive të panumërta, Ndoja arriti të bëhet një sipërmarrës i suksesshëm, e mbi të gjitha një familjar e mik i pashoq për njerëzit e tij të dashur.

    Ndoja ishte një person përherë i buzëqeshur, autoironik, fjalëpak e punëshumë. Të panjohurit Ndoja nuk i paragjykonte, po i respektonte. Pa kushte! Të njohurit i vlerësonte! Pa kushte! Të njohurit e të panjohurit në nevojë, Ndoja i ndihmonte në heshtje! Pa kushte! Miqtë i çmonte dhe i lartësonte. Pa kushte! Të afërmit e tij i donte. Pa kushte! Ndoja ishte një njëri që komunikonte e fliste me zemër të hapur! Pa kushte! Largimi i Ndojës nga jeta ishte një rrufe në qiell jo vetëm të hapur, po në një qiell plot diell sic ishte shpirti i tij i ndjerë. Ai me karakterin e tij të dlirë dhe të qeshur ngrohu zemrat e ftohta të komunitetit belg ku ai jetoi dhe punoi.

    Për shkak të rrethanave jetësore jo të favorshme, Ndoja nuk pati shansin të ishte një politikan, një diplomat, një akademik, një artist, apo sportist, por Ndoja u largua nga kjo botë me pasurinë që shumë kush nga njerëzit me pozicionet e sipërpërmendura në shoqërinë e ashpër shqiptare nuk e sigurojnë dot. Me pasurinë më të madhe që mund të ketë një njëri, respektin e dashurinë e sinqertë të njerëzve që e rrethuan. Duke iu kthyer anonimatit të Ndojës në fillim të këtij shkrimi, për ata që patën fatin e madh ta njohin Ndojën, ai si individ personifikon esencën, thelbin e moralit njerëzor që duhet të ketë një njeri në raport me veten, me familjen, me punën, me shoqërinë, me jetën.

     

    Ndue Mëlyshi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alegri justifikohet para mediave: Champions në rrezik, ndryshimi i skemës nuk ka lidhje

    April 13, 2026

    Rogerti kërcënon Mateon: Do vi me rracën time te palestra

    April 13, 2026

     Vr*u të bijën në Tiranë/ Libani refuzon ekstradimin e 49-vjeçarit palestinez në Shqipëri

    April 13, 2026

    “E gjetën të varur në dritare”/ Tentoi të grabiste banesën por humbi jetën, vëllai i pronarit: Ishte me maskë dhe doreza

    April 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot, parashikimi i horoskopit 13 Prill 2026

    Urani hyn në Binjakë pas 84 vitesh, astrologët paralajmërojnë ndryshime të forta deri në 2033

    Shenjat e horoskopit që nuk e përballojnë dot indiferencën!

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.