Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dedja, pjesë e grupit Avdylaj në Shijak. Policia në kërkim të shokut të tij

    Diaspora zgjodhi PS/ Rama mesazh falenderues: E bëtë fitoren domethënëse

    Autorët e pikasën menjëherë. Dedja u qëllua me kallashnikov sapo zbriti nga makina

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Ndryshojnë procedurat e vlerësimit së pronës për privatizim, deri në 300 mijë lekë për ekspertin

    April 25, 2025
    Demo

    TIRANË- Ndryshojnë procedurat për vlerësimin e pronës shtetërore që privatizohet. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 926, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, të ndryshuar.

    Me ndryshimet e reja, për herë të parë do të përfshihen pagesat për ekspertin e vlerësimit. Pagesa për ekspertin përcaktohet në masën 2% të vlerës së objektit, me një kufi minimal prej 60,000 lekësh dhe maksimal prej 300,000 lekësh, me TVSH të përfshirë. Pagesa e ekspertëve dhe çdo shpenzim për përgatitjen e dokumentacionit të vlerësimit përballohen nga ministria përgjegjëse për ekonominë, përveç rasteve kur ministri përgjegjës për ekonominë urdhëron pagesën nga institucione, ndërmarrje dhe/ose shoqëri të varësisë.

    Vendimi përcakton se pas daljes së urdhrit për ngritjen e komisionit të vlerësimit nga ministri përgjegjës për ekonominë, ekspertët vlerësues do të kenë detyrimin që, brenda 15 ditëve, të hartojnë në 5 kopje origjinale genplanin e pronës shtetërore që do të privatizohet. Genplani duhet të përmbajë qartësisht sipërfaqen e truallit nën objekt, truallit funksional dhe sipërfaqen e përgjithshme. Në rast se objekti i privatizimit është vetë trualli, përcaktohet vetëm sipërfaqja e tij.

    Për vlerësimin e çmimit të truallit, sipas pikës 10 së ndryshuar, eksperti përcakton çmimin e truallit në bazë të hartës së çmimeve të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Në mungesë të një çmimi të tillë, përdoret çmimi i tregut. Eksperti zgjedh metodën e vlerësimit dhe përgatit raportin përkatës, duke mbajtur përgjegjësi për vlerësimin dhe vlerën e përcaktuar.

    Ndryshimet gjithashtu përcaktojnë se njoftimet për ish-pronarët, si pjesë e procesit, për objektet që ndodhen në truall të mundshëm të pretenduar nga ish-pronarët, do të bëhen njoftime në ambientet e qeverisjes vendore përkatëse.

    NDRYSHIMET:

    Pika 4

    Ishte

    Eksperti vlerësues, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dalja e urdhrit për privatizimin e objektit, përgatit në 5 (pesë) kopje origjinale genplanin përkatës, ku përcaktohen qartë sipërfaqja nën objekt, sipërfaqja funksionale dhe ajo e përgjithshme. Eksperti vlerësues mban përgjegjësi për hartimin e saktë të këtij genplani.

    Bëhet

    Ekspertët vlerësues, në përbërje të komisionit të vlerësimit të pronës shtetërore përzgjidhen nga ministri përgjegjës për ekonominë. Pagesa e ekspertëve dhe çdo shpenzim për përgatitjen e dokumentacionit të vlerësimit përballohen nga ministria përgjegjëse për ekonominë, përveç rasteve kur ministri përgjegjës për ekonominë urdhëron pagesën nga institucione, ndërmarrje dhe/ose shoqëri të varësisë. Kjo pagesë do të jetë 2 (dy) për qind e vlerës së objektit të vlerësuar, por jo më pak se 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë dhe jo më shumë se 300 000 (treqind mijë) lekë, me TVSH.

    Pika 3

    Ishte

    Me daljen e urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë për ngritjen e komisionit të vlerësimit të objektit që do të privatizohet apo që do të përfshihet në fondin e kompensimit, komisioni i vlerësimit inspekton dhe verifikon gjendjen reale të objektit dhe, më pas, ekspertët vlerësues të këtij komisioni, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, përgatitin në 5 (pesë) kopje origjinale genplanin e ndërmarrjes apo të objekteve që do të privatizohen, ku përcaktohen qartë sipërfaqet nën objekt dhe trualli funksional. Dega e shoqërive publike përkatëse vendos një njoftim në objekt si dhe në mjediset e organit të qeverisjes vendore në territorin e të cilit ndodhet objekti, për efekt të ish-pronarëve të truallit, nëse ka.

    Bëhet

    Me daljen e urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë për ngritjen e komisionit të vlerësimit të pronës shtetërore që do të privatizohet, apo që do të përfshihet në fondin e kompensimit, komisioni i vlerësimit inspekton dhe verifikon gjendjen reale të pronës shtetërore dhe, më pas, ekspertët vlerësues të këtij komisioni, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, përgatitin në 5 (pesë) kopje origjinale genplanin e pronës shtetërore që do të privatizohet, ku përcaktohen qartë trualli nën objekt, trualli funksional dhe sipërfaqja e përgjithshme. Kur objekt privatizimi është trualli, përcaktohet vetëm sipërfaqja e truallit dhe eksperti vlerësues mban përgjegjësi për hartimin e saktë të këtij genplani. Dega e shoqërive publike përkatëse vendos një njoftim në mjediset e organit të qeverisjes vendore në territorin e të cilit ndodhet objekti, për efekt të ish-pronarëve të truallit, nëse ka.”

    Pika 10

    Ishte

    Eksperti vlerësues përcakton çmimin e truallit ku ndodhet objekti përkatës, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e çmimeve, të hartuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur ky çmim nuk ekziston në hartën e çmimeve, atëherë ekspertët vlerësues përcaktojnë çmimin e shitjes së truallit të objektit që do të privatizohet sipas çmimit të tregut. Eksperti vlerësues mban përgjegjësi për vlerësimin e truallit të bërë prej tij. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave mban përgjegjësi për çmimin e truallit, të konfirmuar me shkresën përkatëse si dhe për tejkalimin e afatit ligjor, të përcaktuar në këtë vendim.

    Bëhet

    Në rastet kur ky çmim nuk ekziston në hartën e çmimeve, ekspertët vlerësues përcaktojnë çmimin e shitjes së pronës shtetërore që do të privatizohet. Eksperti vlerësues përcakton çmimin e shitjes së pronës shtetërore, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së pronave dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur ky çmim nuk ekziston në hartën e çmimeve, ekspertët vlerësues përcaktojnë çmimin e shitjes së truallit të pronës që do të privatizohet sipas çmimit të tregut./Monitor

    300 mijë lekë për ekspertin pronat e patundshme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dedja, pjesë e grupit Avdylaj në Shijak. Policia në kërkim të shokut të tij

    May 20, 2025

    Diaspora zgjodhi PS/ Rama mesazh falenderues: E bëtë fitoren domethënëse

    May 20, 2025

    Autorët e pikasën menjëherë. Dedja u qëllua me kallashnikov sapo zbriti nga makina

    May 20, 2025

    DETAJE nga vr*sja e Ermir Dedjas: U qëllua duke ecur në trotuar

    May 20, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2025

    Parashikimi i horoskopit 18 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.