TIRANË– “Përputhen” emisioni që ka për qëllim krijimin e çifteve, këtë sezon do të nisë me risi rëndësishme.
Mësohet se ndryshime do të ketë jo vetëm në përmbajtje, por edhe në strukturën organizative dhe krijuese të programit.
Ndryshim thelbësor është edhe roli i ri i moderatores Megi Pojani, ku përveçse prezantimit do të jetë edhe autore e formatit, duke marrë drejtimin krijues dhe përgjegjësinë për linjën editoriale të programit.
Gjithashtu një tjetër emër i rëndësishëm që merr një rol të ri është Neda Balluku. Pas eksperiencës si opinioniste, ajo është emëruar kryeredaktore e “Përputhen”.
Ndërkohë janë prezantuar edhe opinionistët e rinj: aktori karizmatik Laert Vasili dhe blogerja e njohur Arba Gramo, të cilët pritet të sjellin energji dhe këndvështrime të reja në studio.

