Site icon Informohu siç duhet

Ndryshime në qeveri/ Lirohen nga detyra dy zëvendësministra dhe dy prefektë, ja kush emërohet në vend të tyre

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, nga e cila dolën disa vendime të rëndësishme në fushën e administratës publike, ekonomisë blu dhe sigurisë.

Në kuadër të riorganizimit të disa institucioneve, qeveria miratoi ndryshime në disa poste drejtuese dhe zëvendësministra:

Armela Baka emërohet zëvendësministre e Arsimit, duke zëvendësuar Endrit Hoxhën, i cili lirohet nga kjo detyrë.

Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, në vend të Sokol Dumës.

Holta Duda merr detyrën e prefektes së Qarkut Shkodër, duke zëvendësuar Majlinda Angonin.

Albana Hasanaj emërohet prefekte e Qarkut Gjirokastër, në vend të Odise Kotes.

Ndryshime janë bërë edhe në Këshillin Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës:

Viola Haxhiademi emërohet përfaqësuese e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në vend të Ermal Nufit.

Dritan Palnikaj emërohet përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në vend të Alban Mësonjësit.

Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi gjithashtu rregullat e reja për inspektimin e peshkimit, me qëllim parandalimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm dhe krijimin e një skeme certifikimi për zëniet e peshkut në import-eksport.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte propozimi për aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit (2013), që synon lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër ose me vështirësi në leximin e teksteve të shtypura.

Exit mobile version