Janë ndërmarrë disa ndryshime në strukturat e policisë dhe sistemit penitenciar, në kuadër të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të menaxhimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Në IEVP Fushë-Krujë është riorganizuar zinxhiri komandues, ku është liruar nga detyra drejtori Apostol Luca. Në vend të tij është emëruar Ervis Dedej, i cili ka një eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve.
Po ashtu, në këtë institucion është emëruar Shef i Policisë kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi 20 vite përvojë në Policinë e Burgjeve.
Ndryshime janë bërë edhe në IEVP Durrës, ku është emëruar drejtor Serjan Mazrreku, me eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore. Ndërsa detyrën e Shefit të Policisë do ta mbajë kryekomisar Florian Masha, i cili ka një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit.
Këto lëvizje synojnë forcimin e drejtimit dhe rritjen e standardeve të sigurisë në institucionet penitenciare në vend.

