Site icon Informohu siç duhet

“Ndonjëherë në jetë ndodhin gjëra që nuk mund t’i planifikojmë”, reperi njofton tërheqjen nga muzika për arsye familjare

Reperi i njohur Azet ka surprizuar ndjekësit me një njoftim të papritur në rrjetet sociale, duke treguar se përkohësisht do të tërhiqet nga muzika për arsye familjare.

Ai bëri të ditur se është i detyruar të anulojë koncertet e planifikuara, përfshirë edhe Release-Show-in e 19 shtatorit, megjithatë solli një lajm të mirë për fansat: publikimin e albumit të ri “Playboys im AMG”, gjithmonë më 19 shtator.

Në postimin e tij, Azet shprehu keqardhje për ndërprerjen e performancave, por premtoi kthimin e tij më të fortë se kurrë:

“Ndonjëherë në jetë ndodhin gjëra që nuk mund t’i planifikojmë. Prandaj, tani më duhet të tërhiqem për një kohë. Por një gjë e them me siguri: do të kthehem më i fortë se kurrë!”

Artistin e karakterizon edhe emocioni dhe përkushtimi ndaj fansave, duke theksuar se bashkë me albumin do të publikohet edhe një këngë e veçantë, “diçka që nuk është dëgjuar më parë”.

Exit mobile version