Site icon Informohu siç duhet

“Ndjekje penale për policët dhe inspektorët që lejojnë ndërtimet pa leje”, Rama i ashpër: S’ka më lojë me dy porta

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të prerë për institucionet vendore dhe organet e rendit, duke paralajmëruar masa penale për çdo punonjës policie apo inspektor ndërtimi që toleron ndërtimet pa leje.

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Rama u shpreh:

“Ndërtimet pa leje me javë e me muaj, në sy të të gjithëve dhe askush nuk i denoncon, kjo është bashkëfajësi, dhe për këtë do të ketë masa penale.”

Ai theksoi se nuk do të tolerohen më rastet kur institucionet vendore bëjnë “sikur nuk shohin”, ndërkohë që ndërtime të paligjshme ngrihen hapur, në sy të komunitetit dhe strukturave shtetërore.

“Po u ndërtohet pa leje para syve të tyre dhe nuk reagojnë, atëherë do të përgjigjen penalisht. Nuk mund të luajnë me dy porta – as me ndërtuesit abuzivë, as me shtetin.”

Kryeministri shtoi se është koha për të vendosur përgjegjësi individuale dhe institucionale për zbatimin e ligjit në territor, dhe jo për të lejuar që abuzimet të kalojnë në heshtje.

Ky paralajmërim vjen në vazhdën e masave të reja që qeveria ka ndërmarrë kundër ndërtimeve të paligjshme dhe abuzimeve në sektorin e ndërtimit, përfshirë krijimin e një “liste të zezë” për ndërtuesit problematikë dhe nisma të tjera për disiplinimin e tregut të ndërtimit në vend.

Exit mobile version