Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump: SHBA do të godasë “shumë shpejt” zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

    Bora Zemani shkëlqen me një paraqitje elegante, e kuqja i shkon perfekt

    Botërori 2026/ FIFA nis hetim për përleshjen pas finales Spanjë-Argjentinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ndikimi i ndërhyrjeve në sistemet elektronike të avionëve civilë në zonat e konflikteve

    November 2, 2024
    Ndikimi i ndërhyrjeve në sistemet elektronike të avionëve civilë në zonat e konflikteve

    Sipas studiuesve, sistemet e navigimit të mijëra avionëve të pasagjerëve po bllokohen çdo ditë gjatë fluturimeve të tyre pranë zonave të konfliktit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga Londra, ata paralajmërojnë se teknologjia që po përdoret për bllokimin e sinjaleve elektronike të avionëve, mund të rrezikojë jetën e pasagjerëve.

    Avionët që fluturojnë rreth zonave të konfliktit ndeshen me rreziqe të dukshme. Kompanitë ajrore të Libanit kanë vazhduar fluturimet nga aeroporti i Bejrutit gjatë gjithë konfliktit mes Hezbollahut dhe Izraelit.

    Por veç rrezikut nga luftimet në tokë, avionet rrezikohen edhe në lartësitë prej mijra metrash.

    Studiuesit thonë se rajoni ka parë një rritje të madhe të luftës elektronike.

    Sistemi i pozicionimit global, apo sinjalet satelitore “GPS”, po bllokohen dhe “manipulohen”, thotë Raphael Monstein nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Zyrihut në Zvicër.

    “Sistemet elektronike të avionëve manipulohen përmes sinjaleve keqdashëse, që dërgohen nga grupe të forcave të ndryshme në një zonë të caktuar konflikti. Ato i japin informacion të gabuar ekuipazhit të avionëve mbi vendndodhjen e tyre, duke shkaktuar paqartësi mbi pozicionin e tyre. Këto sinjale mund të shkaktojnë paralajmërime të rreme dhe humbje të kontrollit mbi vijën e fluturimit, sepse pilotët nuk mund të jenë plotësisht të sigurt që sistemi i tyre i navigimit “GPS” po jep sinjale të rreme se ata ndodhen diku tjetër.”

    Eksperti Monstein gjurmon ndërhyrjet në sistemet e navigimit “GPS” të avionëve civilë në kohë reale dhe i publikon të dhënat në internet. Ai thotë se ka patur një rritje të madhe të ndërhyrjeve që nga fillimi i vitit.

    “Ndërhyrjet po ndodhin kryesisht rreth zonave të konfliktit, si ato në Lindjen e Mesme, Detin e Zi dhe rreth Rusisë. Mesatarisht, rreth 1000 avionë në ditë preken nga këto ndërhyrje, që është një numër shumë i lartë”, thotë ai.

    Ekspertët thonë se qeveritë dhe grupet e armatosura ndërpresin sistemet satelitore të navigimit “GPS” për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa dhe dronë.

    Por kjo nuk ndodh vetëm në zonat e luftës. Në prill, kompania ajrore “Finnair” pezulloi fluturimet për në Tartu, në Estoninë lindore pasi ndërprerja e sinjalit të sistemit “GPS” pengoi uljen e dy avionëve.

    Kompania ajrore raportoi një rritje të ndërhyrjeve në sistemin satelitor të navigimit “GPS” afër kufirit rus që nga viti 2022, kur Finlanda aplikoi për anëtarësim në NATO, e nxitur nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë në Ukrainë.

    Në atë kohë, Estonia fqinje tha se kjo ndërhyrje ishte një taktikë e qëllimshme ruse.

    “Ne të gjithë e kuptojmë se këto sulme hibride janë shumë të rënda. Duhet të jemi gati edhe për këto lloje sulmesh”, thotë Hanno Pevkur, Ministër i Mbrojtjes i Estonisë.

    Rusia ka mohuar akuzat për ndërprerjen e sinjaleve të sistemit “GPS”. Por, sa e rrezikshme është kjo për avionët dhe pasagjerët e tyre?

    “Ka shumë sisteme në aviacion, që janë ndërtuar për një arsye të caktuar. Dhe një prej tyre është, për shembull, sistemi i paralajmërimit të afërsisë me tokën. Nëse detyroheni ta çaktivizoni atë sepse ju jep paralajmërime të rreme, kjo nuk është një gjë e mirë sepse e ul shkallën e sigurisë. Pra ky mund të jetë një rrezik i lartë në aspektin afatgjatë, por jo i menjëhershëm”, thotë eksperti Raphael Monstein.

    Bllokimi dhe manipulimi i sinjalit të sistemit “GPS” gjithashtu ndikon në navigimin në tokë.

    Banorët e Moskës janë ankuar kohët e fundit për mosfunksionim të aplikacioneve të telefonave inteligjentë, si ato të porositjes së taksive dhe ato të dërgesave ushqimore. Ekspertët e kanë lidhur këtë me përpjekjet ruse për t’u mbrojtur nga sulmet ukrainase me dronë. Kremlini nuk ka bërë komente për këtë çështje./VOA

    Hezbollahu Izraeli sistemet elektronike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump: SHBA do të godasë “shumë shpejt” zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

    July 21, 2026

    Bora Zemani shkëlqen me një paraqitje elegante, e kuqja i shkon perfekt

    July 21, 2026

    Botërori 2026/ FIFA nis hetim për përleshjen pas finales Spanjë-Argjentinë

    July 21, 2026

    Rama kundër kritikëve të Paketës së Maleve: Pas profileve false qëndron opozita

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.