TIRANË– Trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha dy ditë më pare kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Vis Bajraktarin.
Ndërkohë është mësuar se artistët e përzgjedhur për të kënduar në dasmën e Lorit ishin Elita 5, të cilët sollën hitet e tyre për të gjithë të pranishmit, gjithashtu edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, e cila u kujdes të ndizte atmosferën me këngë të gëzueshme dasmash.
Dj Benito, ishte gjithashtu pjesë e gëzimit të çiftit, të cilët e shijuan çdo moment duke kërcyer në pistë. Por nuk mund të mungonin as Remzie Osmani dhe Nexhat Osmani të cilët me hitin e tyre “Gjerdani i dashurisë” do të kenë “kallur” dasmën.
Padyshim pamjet, fotot e videot nga kjo dasëm nuk janë të publikuara nga askush, disa story të publikuar sëfundmi nga Remzia dhe Albëria tregojnë vetëm një pjesë të ambientit dhe vet lookun e tyre që kanë zgjedhur të kenë në dasmën e Lorit.
Vetë çiftinë ftesën e dërguar dasmorëve iu specifikonin kërkesën që asnjë video e foto mos dilte jashtë dyerve të “Sheraton”.
Në faqet e tyre zyrtare në Instagram dy yjet e muzikës shqiptare kanë treguar fustanet që kishin zgjedhur të vishnin për një nga dasmat më të zëshme në vendin tonë.
Në dasmën e Lori Hoxhës pati politikanë dhe VIP-a, po Arbana Osmani pse mungoi?
