Sot në orën 19:00 do të nisin dy ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Takimet do të luhen në Tiranë dhe Elbasan.
Partizani përballet me Egnatian në sfidën që sheh “demat” të kenë avantazh. Të kuqtë fituan 0 me 1 në Rrogozhinë dhe do të luajnë kështu për dy rezultate brenda 90 minutave.
Në anën tjetër, Dinamo dhe Vllaznia e kanë lënë gjithçka për t’u vendosur në Elbasan. Sfida e parë mes tyre në Shkodër ka përfunduar në barazim pa gola.
Egnatia ka fituar Kupën e Shqipërisë në dy edicionet e kaluara. Një finale për Partizanin dhe Dinamon mungon prej vitesh, teksa Vllaznia njeh trofeun e fundit në vitin 2022./PanoramaSport
“Mbaje kokën lart dhe ec përpara”/ Livia Brunga takon për herë të parë të atin pas 22 vitesh
“Ishte mik i madh i kombit tonë”, Berisha rrëfen bisedën me Papa Françeskun
Ar*a e paketuar si dhuratë, arrestohet 23-vjeçari që donte ta shiste