TIRANË– Mëngjesin e kësaj të marte ka nisur çmontimi i të gjitha lokaleve rreth stadiumit “Arena Kombëtare”. Janë masa të cilat po merren para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë e cila do të zhvillohet në vendin tonë më 7 qershor.
Sikurse shihet edhe nga pamjet ka nisur heqja e xhamave të lokaleve që janë rreth ambienteve te stadiumit. Bëhet me dije se do të hiqen çadrat, karriget dhe xhama. Duhet theksuar se kjo ndodh për herë të dytë të një ndeshje futbolli pas finales së Conference League.
Uefa dhe policia këtë ndeshje e konsideron të një rrezikshmërie shumë të lartë edhe pse nuk do të ketë tifozë udhëtues./Radar.al
“Pa e fut…”/ Laert Vasili zubulon si rezistoi 120 ditë pa kryer marrëdhënie s*ksuale: Vetshërbim

