Site icon Informohu siç duhet

Ndeshja me Ukrainën/ Skuadra shqiptare shpërdoron rastet e mira për të shënuar, mbyllet 0-0 pjesa e parë

PRAGË -Është mbyllur  0-0 pjesa e parë e ndjeshjes Shqipëri-Ukrainë në Pragë. Kuqezinjtë po luajnë ndeshjen e pare të Ligës së Kombeve përballë kombëtares ukrainase në Pragë.

Kjo është një ndeshje mjaftë e rëndësishme për skuadrën tonë.

Në pjesën e parë prej 45 minutash, kuqezinjtë kontrolluan topin dhe rastet duke qenë të barabartë për të mos thënë edhe më mirë se sa Ukraina, pavarësisht startit të mirë të skuadrës ukrainase.

Në disa momente Laçi dhe Asllani sëbashku me Manajt vendosën në provë portierin ukrainas dhe në disa raste ishte me fat.

Exit mobile version