Fulham dhe Mançester Siti dhuruan dje një nga ndeshjet e çmendura të Premier Ligë. Siti po fitonte 1 me 5 deri në minutën e 57-të, ndërsa çdo gjë dukej e mbyllur. Vendësit gjetën forcën për të reaguar duke shënuar tre gola, por pa arritur te barazimi.
Trajneri Pep Guardiola u bë viral me konferencën për shtyp pas ndeshjes. Tekniku i Sitit shkaktoi të qeshura në sallë me batutat e tij.
“E shijuat djem? Po, mirë? Unë? Zot i madh! Humba flokët. Mendova se lojtarët ishin të lumtur që punonin me mua, por sot zbulova se jo. E di që do pyesni çfarë ndodhi, por nuk kam një përgjigje. Është Premier Ligë./PanoramaSport

