Site icon Informohu siç duhet

Ndërtim pa leje në Ksamil/ Arrestohen 4 punëtorë, në kërkim 42-vjeçari që i punësoi

Policia e Sarandës ka vënë në pranga katër shtetas, pasi u kapën duke ndërtuar pa leje dy objekte në një tokë publike në Ksamil. Në kërkim është shpallur edhe një 42-vjeçar, i dyshuar si organizatori i punimeve të paligjshme.

Të arrestuarit janë: Ervis Pashaj, 36 vjeç, Robert Musej, 34 vjeç, Myqerem Muhametaj, 47 vjeç dhe Albano Avda, 19 vjeç, të gjithë banues në Sarandë. Ndërsa në kërkim është shpallur Arbert Pole, 42 vjeç, nga Ksamil, i cili dyshohet se kishte punësuar punëtorët për të ngritur objektet.

Kontrollet u zhvilluan më 4 shtator në rrugën “Riviera” të Ksamilit, ku policia konstatoi ndërtimin e dy godinave me blloqe betoni, ende të papërfunduara, pa leje nga organet kompetente.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Pushtim toke”.

Exit mobile version