Është ndarë tragjikisht nga jeta infermierja 59-vjeçare, Liljana Veliaj si pasojë e një arresti kardiak. Nga njoftimi i QSUT-së mësohet se infermierja ka vdekur në datën 08.07.2024.
Ndër të tjera në postimin e QSUT tregohet për punën korrekte dhe pasionin e madh që Liljana kishte për profesionin e saj, ndërsa shtojnë se i donte pacientët dhe ishte gjithmonë e para në shërbim për të hapur dhomën e konsultës së endokrinologjisë me dashuri e pa vonesa.
POSTIMI I PLOTË I QSUT:
Infermierja e Pediatrisë, Liljana Veliaj, është ndarë nga jeta papritur si pasojë e një arresti kardiak në 08.07.2024 në moshën 59-vjeçare.Lili, ishte shumë korrekte dhe puna për të ishte pasioni më i madh. Ajo i donte shumë pacientët e vegjël me të cilët punonte çdo ditë si infermiere.Lili, ishte përherë e para që vinte në shërbim për të hapur dhomën e konsultës së endokrinologjisë me shumë dashuri e pa vonesa, por mëngjesin e 8 korrikut, ajo nuk mundi dot të mberrinte.Lili la pas shumë dashuri, respekt dhe vlera njerëzore e profesionale.QSUNT i shpreh ngushëllimet familjarëve të saj!