Jennifer Lopez priti 20 gushtin, për të firmosur zyrtarisht dhe për ta dorëzuar në gjykatë kërkesën për divorc nga Ben Aflek, nuk dihet për çfarë arsye. Pasi dokumentet zyrtare ligjore, të siguruara edhe nga Daily Mail, tregojnë se këngëtarja ka treguar si datë të përfundimit të kësaj martese 26 Prill 2024.
Zyrtarizimi vjen pasi prej disa muajsh në media kanë qarkulluar thashethemet për ndarjen e tyre.
Megjithatë, Lopez, kohët e fundit është parë duke e mbajtur unazën e saj të martesës në gisht.
55 vjeçarja mësohet se është paraqitur këtë të martë, në gjykatën e Los Angelesit pa avokat për të dorëzuar divorcin.
Kjo shënon martesën e katërt të dështuar të Jennifer-it dhe të dytën të Ben Aflek.
Përgatiti Radar.al

