Aktori i shumënjohur, Al Pacino kohët efundit konfirmoi se marrëdhënia e tij me producenten Noor Alfallah ka marrë fund.
Ylli i kinematografisë 84-vjeçar aktualisht po promovon librin “Sonny Boy”.
Përgjatë intervistave për promovimin e librit, i cili do të dalë më 15 tetor, Al Pacino konfirmoi se ai dhe Noor Alfallah, e cila është 54 vite më e re, i dhanë fund dashurisë mes tyre.
Marrëdhënia e tyre u konfirmua në vitin 2022.
Ju kujtojmë se dyshja janë takuar me njëri-tjetrin që në fund të viteve 2010 por dy vite më parë ata konfirmuan se ishin në një lidhje. Në qershor të vitit të kaluar, ata u bënë prindër edhe të një djali, Roman, për të cilin vetë aktori kërkoi një test të atësisë.
Sipas një deklarate të përfaqësuesit të mediave të Al Pacino-s, ikona e kinematografisë dhe Noor mbeten miq të mirë dhe po rrisin djalin e tyre së bashku.

