Kryeministri Edi Rama përmes një postimi të bërë në rrjet mëngjesin e sotëm ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur shqiptar, Leka Bungo.
“Lamtumirë miku im! Prehu në paqe.” shkroi kryeministri poshtë fotos së regjisorit.
Kujtojmë se lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Bungos e bëri me dije vajza e tij, mëngjesin e sotëm.

