Moderatori njëkohësisht dhe gazetari i njohur shqiptar, Arjan Çani në një intervistë për Arbana Osmanin në emisionin e saj në YouTube “Mirëmbrëma Yje”, na ka zbuluar më shumë për marrëdhënien që ka me partneren e tij.
Teksa Arbana e pyet Çanin se çfarë perceptimi ka pasur bashkëshortja kur ai bënte ngacmimet ‘e famshme’ me të ftuarat, Çani dha një përgjigje që nga shumica e njerëzve nuk pritej
Arbana Osmani: Çfarë perceptimi kishte bashkëshortja jote, gruaja jote kur ti kishe këto ngacmime?
Arjan Çani: Kënaqej shumë! Pufi kënaqet shumë me këto gjëra, sepse Pufi mua kështu më ka njohur. Më ka njohur kur punoja në radio. Më kupton? Te klani i natës, në vitin 1997. Kështu Pufi e dinte me kë kishte të bënte.