Shitja e produkteve te duhanit, cigareve, cigareve elektronike dhe shishave të nargjileve do të jetë e ndaluar për të gjithë personat nën moshën 18 vjeç. Komisioni Parlamentar i shëndetësisë ka diskutuar dhe miratuar nismën e deputetëve Erion Braçe dhe Etilda Gjonaj, e cila synon mbrojtjen e të miturve nga krijimi i varësisë ndaj duhanit dhe cigareve elektronike. Ndryshimet ligjore të propozuara synojnë gjithashtu të ndalojnë reklamimin e tyre direkt dhe indirekt si dhe tregtimin e tyre me ofertë.
Deputeti Erion Braçe ka theksuar se me qëllim zbatimin e kësaj nisme, përgjegjës për këtë duhet të jenë kompanitë e mëdha të distribucionit të këtyre produkteve si dhe supermarketet e mëdha. Nga naa tjetër theksoi se edhe këto produkte duhet të përfshihen në taksim.
“Duhet te ngarkojmë me përgjegjësi kompanitë e mëdha te distribucionit , ata duhet te ngarkohen me përgjegjësi se ku shitet, supermarketet e mëdha te mbajnë përgjegjësi, sot s’ka asnjë tabele neper supermarkete”.
Ligji parashikon forcim të sanksioneve administrative për shkelësit e ligjit si dhe ndalimin e reklamimeve dhe sponsorizimeve edhe në kanalet mediatike.