Site icon Informohu siç duhet

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Një aleat i çmuar dhe partner strategjik!

NATO ka uruar Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, duke e cilësuar vendin si një aleat të çmuar dhe partner strategjik.

Në postimin e shpërndarë në Instagram, NATO shoqëron urimin me një foto të një ushtari të Forcave të Armatosura shqiptare gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë.

“Prekni për t’u bashkuar me ne në festimin e aleatit tonë Shqipërisë në Ditën e tyre Kombëtare,” shkruhet në postim.

Ky urim vjen në një moment simbolik për vendin, ndërsa shqiptarët festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë.

Exit mobile version