Site icon Informohu siç duhet

Napoli “shkundet” nga tërmeti i fortë/ Mediat: Panik te banorët, braktisin shtëpitë dhe zyrat

NAPOLI– Napoli është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.0 mëngjesin e kësaj të premteje. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por shumë banorë ikën nga shtëpitë dhe zyrat e tyre nga frika, raportojnë mediat. Banorët qëndruan në sheshet e qytetit jugor italian mes dyshimeve dhe frikës se lëkundjet do të vijonin.

Tërmeti pati një thellësi shumë të vogël prej 2.5 km (1.6 milje) dhe u ndje gjerësisht në zonë. Thellësia e vogël e tërmetit bëri që ai të ndihej më fort pranë epiqendrës se sa një tërmet më i thellë me magnitudë të ngjashme. Për arsye sigurie, lëvizja e trenave u pezullua dhe Universiteti i Napolit “Federico Secondo” u urdhërua të evakuohej.

Më 30 qershor, një tërmet me magnitudë 4.6 ndodhi në të njëjtën zonë, më i forti në vitet e fundit./Radar.al 

Exit mobile version