Site icon Informohu siç duhet

Myrto Uzuni shkëlqen sërish në MLS, gol dhe fitore për Austin në transfertë

Myrto Uzuni vijon paraqitjen fantasike ne MLS. Sulmuesi shqiptar është bërë protagonist për herë të tretë radhazi me skuadrën e tij Austin.

Beratasi ka arritur të shënojë golin e parë të sfidës kundër DC Junajtid, një sfidë që Austin e fitoi me rezultatin 2-4 në transfertë.

Myrto Uzuni ishte ai që zhbllokoi shifrat e këtij takimi duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 22-të, pasi shfrytëzoi si duhet pasimin e shokut të skuadrës dhe nuk fali portierin kundërshtar.

Ky ishte goli i tretë në 4 ndeshjet e fundit për Uzunin. 30-vjeçari duket se ka filluar të ambientohet dhe po kthehet në formën e tij më të mire, çka mund t’i siguronte një vend në formacionin bazë për ndeshjet e shtatorit që Shqipëria do të luajë ndaj Letonisë dhe Gjibraltarit.

Exit mobile version