Pas përplasjeve publike me Trump të cilat bënë xhiron e rrjetit, Elon Musk ka shfaqur “pendesë” për veprimet e tij.
“Më vjen keq për disa nga postimet që bëra për Presidentin Trump javën e kaluar. Shkuan shumë larg“, shkroi manjati i teknologjisë në një postim në X.
Kujtojmë se përplasjet publike mes tyre filluan që të enjten e kaluar, ku Trump akuzoi Musk për “çmenduri” dhe Musk për “mosmirënjohje”.

