SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar Elon Muskun pas njoftimit të këtij të fundit për krijimin e një partie të re politike–Partia Amerikane–që synon të sfidojë sistemin aktual dypartiak.
“Është qesharake të krijosh një parti të tretë. Vetëm sa shton konfuzion.”-ka shkruar Trump në postimin e tij në Truth Social.
Musk, ish-aleat i ngushtë i Trumpit dhe dikur përgjegjës për Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, deklaroi se partia e tij do të fokusohet fillimisht te zgjedhjet për Kongresin në 2026, me mundësi për të mbështetur një kandidat presidencial më vonë.
Ky konflikt mes dy figurave vjen mes debateve për mandatin e automjeteve elektrike, të cilin Trump e kundërshtoi në legjislacionin e ri që eliminon detyrimin për blerjen e EV-ve, ndërkohë që Musk e kishte mbështetur atë. Ligji i ri përfshin rritje të buxhetit për sigurinë kufitare dhe mbrojtjen, ndërsa shkurtimet prekin disa programe sociale, përfshirë kujdesin shëndetësor dhe ndihmën ushqimore./Radar.al
Lirimi i hapësirave publike/ Rama shkon sërish për takim në Bashkinë Vlorë


