Elon Musk reagoi fuqishëm ndaj një raportimi të New York Times, i cili pretendon se gjatë fushatës zgjedhore të Donald Trump, ai përdori sasi të konsiderueshme ketamine, ekstazi dhe kërpudha halucinogjene.
Në një postim në X, Musk shkruajti: “Për të qenë i qartë, unë nuk marr drogë! New York Times po gënjen. Kam përdorur ketaminë me recetë disa vite më parë dhe kam postuar për këtë në X, kështu që nuk është asgjë e re. Nuk e kam bërë më që atëherë.”
Sipas raportit të New York Times, bazuar në mesazhe private dhe intervista me mbi 10 persona që e njohin ose kanë punuar me Musk, miliarderi konsumonte këto substanca gjatë fushatës.
Elon Musk, CEO i kompanive X, Tesla dhe SpaceX, ka pranuar më parë se përdor doza të vogla ketamine për të luftuar depresionin dhe për të përmirësuar performancën e tij në punë.
Ndërkohë, Wall Street Journal raportoi vitin e kaluar se Musk kishte përdorur herë pas here substanca të ndryshme në të kaluarën.


