Drejtuesit e Beshiktashit e dinë se Ernest Muçi pret largimin. Sulmuesi i Kombëtares nuk duket i lumtur te klubi turk, për këtë edhe ka dhënë dritën jeshile në rastin e ofertës së duhur.
Në Turqi raportohet se Beshiktashi kanë mbërritur ofertat e para. Huazimi po ashtu nuk përjashtohet si mundësi, megjithëse si rrallë herë emrat e klubeve të interesuar nuk po qarkullojnë.
Pretendimet e Beshiktashit për Muçin nuk janë të vogla. Turqit nuk heqin dorë nga shuma 10 milionë euro, të cilën shpenzuan më parë për ta transferuar nga Legia.
24-vjeçari është ndër talentet më të mëdha, që ka nxjerrë Superiorja në vitet e fundit. Pasi u largua nga Legia, fanellën e Beshiktashit e ka mbajtur veshur për 55 ndeshje. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar katër të tjerë./PanoramaSport
Rama: Shqipëria mirëpret të hënën Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore
Nesër jeni për plazh? Ja tre këshilla para se të shkoni në det!


