Site icon Informohu siç duhet

Mrekulli nga Italia/ Miratohet ilaçi inovativ që ngadalëson kancerin e gjirit, në treg brenda tre muajsh

Buxheti i 2025-ës me fond të posaçëm/ Paruke e proteza falas për gratë me kancer në gji

Agjencia Italiane e Barnave ka miratuar Elacestrant, një ilaç të ri që nuk shëron kancerin e gjirit, por ngadalëson përparimin dhe bllokon metastazat në faza kur trajtimet e tjera nuk funksionojnë më.

Ky medikament, i disponueshëm tashmë në SHBA, Gjermani dhe Britani të Madhe, do të jetë në tregun italian brenda tre muajsh. Prodhimi do të kryhet në Piza nga kompania shumëkombëshe Menarini, në një qendër të specializuar për barnat onkologjike inovative.

“Një tabletë e vetme, pa kimioterapi, që përmirëson cilësinë e jetës dhe shpëton jetë,” – tha Antonio Mazzeo, President i Këshillit Rajonal të Toskanës, duke e cilësuar këtë si një arritje të jashtëzakonshme të shkencës italiane.

 

Exit mobile version