Informohu siç duhet

Motrat Berisha e bënë për spital dhe u vetëdorëzuan në polici, Klea Prenga thyen heshtjen

Motrat që dhunuan modelen e njohur Klea Prenga, Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan ditën e djeshme në polici, pasi ata u shpallën në kërkim për ngjarjen në fjalë.

Menjëherë pas vetëdorëzimit në polici ka ardhur reagimi i Klea Prengës në Instagram, ku u shpreh se nuk ekziston asnjë mundësi pajtimi mes saj dhe motrave Berisha, duke hedhur poshtë aludimet se mes tyre mund të ishte vendosur paqja:

Përshëndetje! Pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem e qartë: Nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim. Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar. Nuk mund të ketë falje për një akt të tillë dhune. Shpresoj që procesi gjyqësor të jetë i drejtë, transparent dhe që drejtësia të vihet në vend, duke më dhënë mua dhe familjes sime qetësinë që meriton çdo qytetar!”.

LEXO EDHE:

Sherri në Tiranë/ Zbardhet ekspertiza Mjeko-Ligjore: Klea Prenga pësoi dëmtime të pariparueshme nga dhuna. Prokuroria drejt arrestit të motrave Berisha

E dhunuan motrat Berisha, Klea Prenga sqaron: Isha e lidhur prej muajsh, ai ka fëmijë por…

Publikohen pamjet nga dhuna brutale/ Klea Prenga reagon: Dhjakse fundurrina që godasin duke ngrënë

Exit mobile version