Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Moto GP, Markez dhe Banjaja shkojnë për “pokerin” në Spanjë

    April 23, 2025
    Moto GP, Markez dhe Banjaja shkojnë për “pokerin” në Spanjë

    Botërori 2025 i Moto GP do të zbarkojë në Europë për eventin e parë sezonal, pas katër garave të mbajtura Tajlandë, Argjentinë, SHBA dhe Katar. Këtë fundjavë në Herez do të zhvillohet Çmimi i Madh i Spanjës, që do të hapë edhe serinë e 12 eventeve radhazi në Europë, të cilat do të mbyllen në Mizano në fund të verës.

    Një kampionat që ka nisur nën diktatin e Mark Markezit, ndërsa Françesko Banjaja është i thirrur menjëherë në apel për të frenuar vrullin e shokut të skuadrës te Dukati. Nuk mund të kishte një vend më të përshtatshëm dhe më të favorshëm për italianin se pista në Herez de la Frontera. Peko është i pamposhtur në shtëpinë e “armikut” të tij që prej vitit 2022. Piloti italian numëron 3 fitore radhazi në cirkuitin andaluzian, shifër e barabartë me rivalin e tij të drejtpërdrejtë, që i ka arritur mes viteve 2014 dhe 2019.

    Çuditërisht, as Banjaja dhe as Markez nuk janë ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit në Moto2 dhe Moto3. Pa harruar se, duke lënë mënjanë sukseset në klasin kryesore, pista në Herez zgjon kujtime shumë të pakëndshme për “Kanibalin” spanjoll, i cili filloi kalvarin e tij të dëmtimeve pikërisht në korrik të 2020-tës, në fillimin e vonuar të Botërorit pas pandemisë, pesë vjet më parë. Duke u rikthyer në të tashmen, Mark përballet me garën e parë të sezonit europian pas një fillimi të jashtëzakonshëm të Botërorit.

    Aventura e tij në ekipin e fabrikës Dukat ka nisur me 4 “pole position”, 3 fitore në katër Çmime të Mëdha dhe 4 triumfe në katër garat Sprint. Vetëm përplasja në Ostin e pengoi Markezin të mbërrinte në Europë i pamposhtur, duke lejuar Banjajan të shënonte fitoren e tij të vetme në Teksas në këtë pjesë të parë të sezonit. Mes sfidës së dy pilotëve të Dukatit është natyrisht edhe Aleks Markez. Vëllai i vogël i Markezit është ende në kërkim të fitores së parë në Moto GP, ndërsa pësoi vetëm një rënie të lehtë në formë në eventin e fundit në Katar.

    Megjithatë Aleks Markez po zhvillon fillimin më të mirë të një sezoni që ka pasur ndonjëherë në Moto GP. Aleks po kalon një formë të shkëlqyer dhe futet në çdo fundjavë duke synuar fitoren. Në Herez ai regjistron një fitore të Moto2 në vitin 2017. Aleks Markez është i dyti në renditjen e përgjithshme të pilotëve me 106 pikë, 17 pikë më pak se vëllai i tij më i madh dhe 9 më shumë se Banjaja./PanoramaSport

    Markez Moto GP spanjë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    February 9, 2026

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    February 9, 2026

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    February 9, 2026

    Starmer nën presion, udhëheqësi laburist kërkon dorëheqjen e tij pas dosjes “Epstein”

    February 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Parashikimi i horoskopit 9 Shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.