Vendi ynë këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale, por rriten ndjeshëm në vlerat maksimale duke u luhatur nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 41°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Beratit dhe Elbasanit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./Radar.al