Site icon Informohu siç duhet

Moti i keq, zv.kryeministrja Balluku: Dy fluturime për në Rinas u devijuan drejt Barit, mund të ketë vonesa

Dy fluturime në ardhje drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë devijuar drejt Barit mbrëmjen e datës 5, për shkak të kushteve të pafavorshme meteorologjike mbi dhe në afërsi të aeroportit.

Lajmi u bë i ditur nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila sqaroi se ulja nuk mund të vijonte në mënyrë të sigurt, duke detyruar pilotët të ndryshonin destinacion.

Sipas njoftimit zyrtar, edhe gjatë ditës së sotme janë evidentuar fenomene meteorologjike të lokalizuara pranë aeroportit. Stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur këto zona gjatë fazave të fluturimit.

Për shkak të devijimeve të shkaktuara nga moti, autoritetet paralajmërojnë se mund të ketë vonesa në fluturimet e sotme. Albcontrol njofton se po e ndjek situatën nga afër për të garantuar sigurinë e shërbimeve të lundrimit ajror.

“Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të fenomeneve meteorologjike mbi dhe në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, dy nga fluturimet në ardhje të datës 5, në orët e mbrëmjes, kanë devijuar drejt Barit, për shkak të pamundësisë për të vijuar uljen në mënyrë të sigurt.
Edhe gjatë ditës së sotme kanë pasur fenomene meteorologjike të lokalizuara në zona në afërsi të aeroportit. Stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur këto fenomene gjatë fazave të fluturimit. Për shkak të këtyre devijimeve të shkaktuara nga kushtet e motit, mund të ketë vonesa në fluturimet e sotme.
Albcontrol po e ndjek situatën nga afër për të garantuar ofrimin e sigurt të shërbimeve të lundrimit ajror”, njoftoi Balluku.

Exit mobile version