Site icon Informohu siç duhet

Moti i keq në vend/ Vështirësi në lundrimet Durrës-Bari, ja si ndikohen linjat e trageteve

Moti i keq në vend/ Vështirësi në lundrimet Durrës-Bari, ja si ndikohen linjat e trageteve

DURRËS– Autoriteti Portual Durrës ditën e sotme ka njoftuar për ndryshime në lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas. Kjo si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë mbrëmjes së 4 janarit.

Bazuar në njoftimin zyrtar, një nga dy tragetet e planifikuara për nisje drejt Barit nuk arriti të lundrojë për shkak të motit të keq. Autoriteti Portual ka bërë të ditur edhe situatën aktuale të lëvizjes së trageteve për ditën e sotme.

Sa i përket tragetit “GNV Cristal”, ai është zhvendosur nga kalatat 7 dhe 8 në orën 07:05 dhe ka akostuar në Terminalin e Trageteve në orën 07:20, me nisje të planifikuar në orën 23:00.

Informacion për lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

5 janar 2026

Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë mbrëmjes së datës 4 janar 2026, një nga dy tragetet e planifikuara për lundrim drejt Barit nuk arriti të niset.

Udhëtarët e prekur nga kjo situatë janë asistuar nga kompanitë përkatëse, të cilat kanë marrë masat për ridrejtimin e tyre me nisjet pasuese.

Situata aktuale e lëvizjes së trageteve për ditën e sotme është si më poshtë:

Autoriteti Portual Durrës vijon të monitorojë me vëmendje situatën meteorologjike dhe lëvizjen e mjeteve detare, në bashkëpunim të ngushtë me kompanitë lundruese dhe autoritetet përgjegjëse, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së operacioneve portuale./Radar.al

Exit mobile version