Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar shoqëruar me erë të fortë në zonën veriore duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë, nga autoritetet.
Në Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë në lartësinë mbi 1200m ka pasur reshje dëbore.
Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe bërë pastrimin e rrugës.
ARRSH thotë se qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset.
Teksa u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit për shkak të lagështisë në rrugë.

