Site icon Informohu siç duhet

Moti i keq në Durrës/ Trageti “Francesca” i linjës Durrës–Bari shkëput litarin gjatë furtunës, situata vihet nën kontroll

Gjatë furtunës së sotme, në portin e Durrësit është regjistruar një incident me tragetin e linjës Durrës–Bari “Francesca”, i cili ishte i akostuar në kalatë. Një nga litarët që siguronte anijen u shkëput për shkak të erës së fortë dhe dallgëve.

Autoriteti Portual Durrës (APD) bëri të ditur se falë ndërhyrjes së menjëhershme të Kapitenerisë së Portit, APD-së dhe rimorkiatorit të ASHD-së, situata u menaxhua në kohë, duke bërë të mundur rilidhjen e cimës.

Pas stabilizimit të gjendjes, trageti ka nisur normalisht udhëtimin e tij drejt Barit, pa u rrezikuar pasagjerët dhe ekuipazhi.

Exit mobile version