Konsumi i frutave dhe perimeve për mbrojtjen e organizmit nga inflamacioni apo sulmet e jashtme është gjithnjë një hap i mirë. Të gjitha frutat dhe perimet janë të shëndetshme për mirëqenien tonë fizike dhe mendore.
Një studim i publikuar në revistën mjekësore Immunity, zbuloi se njerëzit që konsumojnë më shumë lakra, lulelakër e lakra të vogla, ose siç quhen lakra Brukseli, janë më të mbrojtur. Një regjim ushqimor që nuk përfshin këto perime e bën njeriun një shënjestër më të lehtë të kësaj sëmundjeje.
Studiuesit kanë qenë gjithnjë të vetëdijshëm për rolin e perimeve të tilla kundër inflamacionit. Por zbulimi i këtij mekanizmi mbrojtës është diçka e re. Njerëzit që nuk konsumojnë këto perime, preken më lehtë nga inflamacioni i zorrëve, i cili përbën pikënisjen e sëmundjeve të këqija.
Më shumë perime në ushqimin tuaj
Shkencëtarët thonë se konsumi i perimeve të lartpërmendura është i këshillueshëm për njerëzit e predispozuar të preken nga sëmundjet tumorale.
Ato duhet të jenë prioritet sepse shmangin këto sëmundje që në gjenezë, pra duke penguar formimin e inflamacionit në stomak dhe në gjithë trupin. Këto perime i bëjnë mirë organizmit dhe shmangin një sërë sëmundjesh të tjera. Këtu përfshihet artriti, disa lloje tumoresh, diabeti, sëmundjet e zemrës e të tjera.
Perimet në fjalë e mbrojnë organizmin edhe nga sëmundjet e trurit që janë të lidhura me inflamacionin në stomak. Perimet e familjes botanike Brassica përfshijnë brokolin, lulelakrën, lakrat e vogla, lakrën e shumë barishte të egra.
Vlerat e tyre qëndrojnë të paprekura nëse i gatuani të pjekura ose të kavërdisura shumë lehtë me pak vaj ulliri dhe kripë.