Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nesër samiti i SEECP në Tiranë/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen

    Manovra të rrezikshme në plazh, bllokohet automjeti në Velipojë

    Berisha premtoi se do rrëzonte Ramën, por po ‘rrëzon’ komisionerët e PD-së

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Moska vazhdon sulmet, para bisedimeve potenciale të Trumpit me Putinin dhe Zelenskyn

    May 18, 2025

    Moska e ka përshkallëzuar fushatën e saj të sulmeve vdekjeprurëse me dronë ndaj Ukrainës, me goditjet e fundit që sulmuan Kievin dhe rajonin e Sumit, edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se do të flasë me udhëheqësit rus dhe ukrainas në thirrje të ndara telefonike në përpjekje për një armëpushim.

    Në orët e para të 18 majit, guvernatori i rajonit të Kievit tha se një grua 28-vjeçare u vra dhe një fëmijë 4 vjeç ishte në mesin etë plagosurve gjatë një sulmi me dronë nga Rusia në distriktin Obuhiv, pranë kryeqytetit ukrainas.

    Një ditë më parë, Ukraina u godit nga një sulm edhe më vdekjeprurës kur një dron rus goditi një minibus që transportonte civilë në rajonin e Sumit pranë kufirit rus, duke vrarë nëntë persona dhe plagosur disa të tjerë, thanë autoritetet ukrainase.

    Sulmet ndodhën pas bisedimeve direkte për paqe mes Kievit dhe Moskës në Stamboll më 16 maj — të parat në gati tre vjet — të cilat nuk prodhuan asnjë përparim, me Ukrainën që akuzoi Rusinë për kërkesa “të papranueshme”.

    Rusia ka refuzuar thirrjet nga Ukraina, vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara për një armëpushim 30-ditor në luftën që është tashmë në vitin e katërt që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

    Në një postim në rrjetin e tij Truth Social më 17 maj, Trump tha se do të fliste me presidentin rus, Vladimir Putin, në telefon të hënën.

    “Temat e thirrjes do të jenë… ndalimi i ‘gjakderdhjes’ që po vret, mesatarisht, më shumë se 5.000 ushtarë rusë dhe ukrainas në javë, dhe tregtia”, shkroi Trump, duke shtuar se më pas do të fliste me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe do të kishte një thirrje në grup me Zelenskyn dhe “anëtarë të ndryshëm të NATO-s”.

    “Shpresoj që të jetë një ditë produktive, të ndodhë një armëpushim, dhe kjo luftë shumë e dhunshme, një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, të përfundojë”, shkroi Trump.

    Trump më herët kishte deklaruar se “asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të takohemi”.

    “Duhet të takohemi”, tha Trump për Fox News në një intervistë, duke u shprehur optimist për një angazhim me Putinin, por gjithashtu i gatshëm për të ushtruar presion ndaj Rusisë nëse është e nevojshme. “Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje me Putinin… [do] përdor ndikim ndaj Putinit nëse është e nevojshme”.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 16 maj tha se një takim Trump-Putin për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, Ukrainën dhe çështje të tjera është “me siguri i nevojshëm”, por do kohë për t’u përgatitur dhe nuk duhet të mbahet nëse nuk prodhon rezultate.

    Viktima civile në Ukrainë

    Mykola Kalashny, kreu i administratës rajonale të Kievit, tha se sulmi i 18 majit në distriktin Obuhiv goditi një shtëpi private dhe se një ndërtesë apartamentesh aty pranë u dëmtua.

    Deri në orët e para të mëngjesit të 18 majit, Kalashny tha se ekipet e emergjencës ishin në vendngjarje dhe se detajet e plota ende nuk ishin të disponueshme.

    Ushtria tha se kryeqyteti, rajoni përreth dhe pjesë të mëdha të Ukrainës lindore mbetën nën alarme për sulme ajrore në orët e para të mëngjesit.

    Policia Kombëtare e Ukrainës akuzoi më 17 maj forcat ruse se qëllimisht kishin shënjestruar minibusin, i cili përdorej si autobus dhe u godit pranë qytetit Bilopillya, jo larg kufirit rus.

    Imazhe të postuara nga Policia Kombëtare në Telegram tregonin një minibus Mercedes të shkatërruar dhe mbeturina të shpërndara në rrugë. Shumica e viktimave ishin gra të moshës së pensionit, tha kreu i administratës së Bilopillyas, Yuriy Zarko.

    Nuk pati ndonjë koment nga Rusia, e cila pretendon se nuk shënjestron civilët, pavarësisht provave të shumta që tregojnë të kundërtën.

    Diplomaci dhe bisedime

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, folën në telefon më 17 maj. Rubio “theksoi thirrjen e presidentit Trump për një armëpushim të menjëhershëm”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

    Rubio u tha gazetarëve në Romë se Vatikani mund të shërbente si vend për bisedime paqeje Rusi-Ukrainë.

    “Nuk do ta quaja ndërmjetësues, por sigurisht është një vend ku të dyja palët mund të ndihen rehat”, tha ai përpara një takimi me kardinalin Matteo Zuppi, përfaqësuesin e Vatikanit për Ukrainën.

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, gjatë një takimi në Romë me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, tha se bisedimet Ukrainë-Rusi në Stamboll nuk përmbushën pritshmëritë e tij, pavarësisht “qasjes maksimale konstruktive” të ekipit negociator ukrainas.

    Pas kërkesës së delegacionit ukrainas në Stamboll për një takim mes Zelenskyt dhe Putinit, Peskov tha se një takim i tillë mund të ndodhë “vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet palëve”.

    Shkëmbimi i rënë dakord i të burgosurve

    Në bisedimet në Stamboll, negociatorët ranë dakord të shkëmbejnë 1.000 të burgosur nga secila palë në të ardhmen e afërt, por nuk pati asnjë tregues se boshllëqet e mëdha mes Rusisë dhe Ukrainës në çështje si territori dhe armëpushimi ishin ngushtuar. Udhëheqësit evropianë iu bashkuan Zelenskyt në dënimin e Moskës.

    Putin nisi pushtimin e plotë tetë vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë dhe nxiti luftën në rajonin lindor të Donbasit në vitin 2014. Rusia tani kontrollon rreth një të pestën e territorit të Ukrainës, por ka dështuar të arrijë objektivin e Putinit për të nënshtruar vendin, i cili ka qenë i pavarur që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në 1991.

    Bisedimet e vetme të mëparshme direkte për paqe dështuan në pranverën e vitit 2022, pasi palët u përplasën për çështje madhore dhe dolën në dritë mizoritë e kryera nga forcat ruse në Bucha, një qytet që ata e braktisën ndërsa tërhiqeshin nga veriu i Ukrainës pasi nuk arritën të pushtonin Kievin.

    Në ato negociata, Rusia kërkonte një marrëveshje që, sipas analistëve, do të përkthehej në kapitullim të Ukrainës, duke e lënë vendin përgjithmonë neutral me një ushtri të vogël e të pafuqishme, sovranitet të kufizuar dhe pak ose aspak qasje në mbështetjen e sigurisë nga Perëndimi.

    Llogaritë nga bisedimet e 16 majit tregojnë se kushtet e Moskës kanë ndryshuar pak në tre vjet, pavarësisht humbjeve të mëdha në fushëbetejë më vonë në vitin 2022 dhe ritmit të ngadaltë e të kushtueshëm të avancimeve ruse që atëherë. Por, Rusia ka zgjeruar kërkesat territoriale, duke kërkuar kontroll mbi katër rajone të tjera përveç Krimesë.

    Sipas një zyrtari ukrainas që foli për agjencinë Reuters në kushte anonimiteti, delegacioni rus tha se nuk mund të ketë armëpushim derisa Ukraina të tërheqë trupat e saj nga rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhya dhe Kherson, të cilat aktualisht janë vetëm pjesërisht të okupuara nga Rusia.

    Rusia gjithashtu kërkon njohje ndërkombëtare se ato katër rajone dhe Krimea i përkasin asaj, thuhet në raport.

    Kërkesa të tjera përfshijnë neutralitet të përhershëm për Ukrainën, pa armë të shkatërrimit në masë dhe pa trupa perëndimore në tokën e saj, si dhe heqje dorë nga kërkesat për kompensim për dëmet masive të shkaktuara nga pushtimi rus.

    Disa ekspertë thonë se një armëpushim që do të linte vijën aktuale të frontit të pandryshuar do të ishte një goditje për reputacionin e Putinit në vend, por se Kremlini mund të detyrohet ta pranojë nëse Perëndimi shton presionin ekonomik ndaj Rusisë, përfshirë zgjerimin e ndjeshëm të sanksioneve mbi flotën detare të naftës./REL

    Presidenti Begaj takon në Vatikan Papa Leoni XIV pas ceremonisë së inagurimit

    Moska Putini Trump Zelensky
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nesër samiti i SEECP në Tiranë/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen

    June 15, 2025

    Manovra të rrezikshme në plazh, bllokohet automjeti në Velipojë

    June 15, 2025

    Berisha premtoi se do rrëzonte Ramën, por po ‘rrëzon’ komisionerët e PD-së

    June 15, 2025

    Publikon pamjet me deputetët e Gjirokastrës/ Rama: Skuadra fituese për Shqipërinë 2030 (VIDEO)

    June 15, 2025
    Mos e humb
    Fokus June 7, 2025

    Si u tallën punonjësit me Fatos Nanon në Athinë, profecia që i tha grekja në Hotel: Ja çdo u ndodhë shqiptarëve

    Nga Marko Caka, Nju Jork Në pranverën e 2003 në kryeqytetin grek të Athinës zhvillohej…

    Kjo e sotmja nuk është vetëm një ndeshje futbolli…dhe një fotografi e Vuçiç me “Isa Boletinin” ne Tiranë

    Me aeroplanë druri kundër nazistëve, legjenda e “Shtrigave të natës”

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 15 Qershor 2025

    Shenjat më karizmatike të horoskopit? Ja kush magjeps me prezencën e vet!

    Shpirt hakmarrës dhe posesiv/ Këto janë 3 shenjat më xheloze të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.