TIRANË– Në një kohë që mediet e huaja dhe rrjeti “zien” nga lajmi i skandalit të P Diddy-t, këngëtarja shqiptare Ronela Hajati përmes një InstaStory, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me të njëjtën ngjarje.
Artistja ka treguar se është në dijeni të shumë personazheve VIP, shqiptarë, që organizojnë dhe bëhen pjesë e festive të tilla në vendin tonë.
Ronela në këtë Story s’ka publikuar emra, por ka thënë hapur në faqen e saj zyrtare në Instagram, se shumë zëra që së fundi janë bërë viral në TikTok për skandalet në Shqipëri janë real.
“I kam ca emra shqiposh sinomin me te atyre te p.diddy”-ka shkruar Ronela Hajati në InstaStory, duke ngjallur debat në rrjet.
