TIRANË– Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka njoftuar se ka neutralizuar me sukses një sulm të tipit “smishing”, që synonte qytetarët shqiptarë përmes SMS-ve të rreme në emër të Raiffeisen Bank, me qëllim vjedhjen e të dhënave bankare.
Faqja e mashtrimit u bllokua në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e sulmit dhe shmangur dëmet për përdoruesit.
NJOFTIMI I AKSK:
SMS-të mashtruese tentojnë të nxisin qytetarët të klikojnë në lidhje të rreme dhe të ndajnë të dhëna personale e financiare.
-Mos klikojnë në lidhje të dyshimta nga burime të panjohura;
-Mos ndajnë të dhëna personale apo bankare në rrjete sociale apo SMS;
-Verifikojnë adresat zyrtare të bankave dhe institucioneve;
-Raportojnë çdo rast të dyshimtë te autoritetet përkatëse.
Kujtojmë se edhe shefii qeverisë, Edi Rama këkoi mobilizim në fushën e mbrojtjes kibernetike, duke theksuar se vendi ynë është shënjestër e hakerave çdo ditë./Radar.al
Jep dorëheqjen nga posti drejtori për Kufirin dhe Migracionin

