Site icon Informohu siç duhet

Mori vëmendjen e VIP-ave ndërkombëtarë, por i ndodh e papritura/ Valdrin Sahiti do përballet me drejtësinë

Mori vëmendjen e VIP-ave ndërkombëtarë, por i ndodh e papritura/ Valdrin Sahiti do përballet me drejtësinë

Stilisti shqiptar, i cili ka marrë edhe vëmendjen e Beyonce, Mariah Carey, Nicki Minaj etj. me punën e tij, faktikisht e “përzgjedh” klientelën që i shërben shumë mirë.

Nëse je “VIP”, do të dalësh i kënaqur nga stilisti. Nëse je një qytetar i thjeshtë, do të kesh ankesa të njëjta me ankesat që qarkullojnë në rrjet.

Një vajzë në Tik-Tok, Sahar Khorram, i kishte besuar  Vladrin Sahitit dhe stafit të tij katër fustanet e dasmës, që do të mbahet në fund të muajit gusht.

https://www.tiktok.com/@sistalkswithsahar/video/7406717032734969119?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7387098600843625990

Gjithçka dukej në rregull, deri në momentin që Sahar kërkoi të shikonte progres me fustanet në fillim të këtij muaji, ndërsa stafi ju përgjigj se “nuk kishin gati asgjë”.

Në gjendje paniku, e reja nisi t’i kërkonte llogari teksa tregon të gjithë rrjedhën e bisedës në llogarinë e saj në Tik-Tok, ndërsa papërgjegjshmëria e Sahitit dhe bashkëpunëtorëve të tij ishte e frikshme.

“Që atëherë, 3 javë e gjysmë i kam kaluar e lënë ‘seen’, më kanë gënjyer, më kanë bërë presion psikologjik dhe janë treguar të pasjellshëm” shprehej Sahar më 23 gusht, pa marrë ende asnjë prej fustaneve të saj.

@sistalkswithsahar

♬ original sound – Sahar Khorram

Ndonëse kishte bërë një pagesë të madhe parash për fustanet, historia e mashtrimit vazhdoi me stafin e Sahitit që i kërkoi 400$ ekstra, për t’ia dërguar fustanet me Express DHL. Por, ata e kishin dërguar postën për “3 to 5 business days” dhe jo me urgjencën të cilën klientja i kërkonte, apo pagesën të cilën morën.

Sahar Khorram, që gjithashtu është avokate, premtoi në videon e saj se do ta ndiqte penalisht Valdrin Sahitin për gjithçka që kishte ndodhur, kur papritur pas postimit të videove në Tik-Tok, stafi i tij u bë i gjallë dhe kërkoi të ndihmonte klienten. Madje, paturpësisht kërkuan edhe fshirjen e videove për të sheshuar gjërat mes tyre.

Por, Sahar vazhdoi t’i qëndrojë deri në fund fjalës së saj, duke treguar se pas të gjitha mashtrimeve, injorimit, mungesës së komunikimit dhe stresit të shkaktuar, as fustanet nuk ishin në përmasat që ajo u kishte dërguar stafit, ndaj ju desh që t’i rregullonte në të tjerë stilistë.

@sistalkswithsahar

Back with our bestie to design the last dress before the reveal @Dieylane Cisse

♬ original sound – Sahar Khorram

 

Exit mobile version