Site icon Informohu siç duhet

Mori mandatin si deputete, Romina Kuko dorëhiqet nga posti si zëvendësministre

Romina Kuko ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendësministres së Brendshme, pas zgjedhjes së saj si deputete në Kuvendin e ri.

Kuko, e cila kandidonte në një pozicion të sigurt në listën e Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës, dorëzoi zyrtarisht kërkesën për largim nga detyra pranë Kryeministrit Edi Rama, me një kopje për dijeni edhe për Kryekomisionerin Ilirjan Celibashi. Në letrën e saj, ajo falënderon për mundësinë dhe besimin e dhënë gjatë ushtrimit të funksionit në Ministrinë e Brendshme.

Me këtë vendim, Kuko i hap rrugë marrjes së mandatit të deputetes në Kuvend, si pjesë e mazhorancës së re parlamentare.

Në Qarkun e Korçës, zgjedhjet e 11 majit rezultuan me ndarjen e mandateve: 6 për Partinë Socialiste dhe 5 për Partinë Demokratike.

Exit mobile version