Një 33-vjeçar banues në Tiranë është paditur nga bashkëjetuesja e tij.
Policia njofton se shtetasi M. N., ka marrë djalin e mitur pa dëshirën e gruas, dhe është larguar nga banesa.
Fëmija i mitur është gjendur nga shërbimet e Policisë dhe i i është kthyer nënës
Ndërsa komisariati i policisë Shkodër dërgoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin:
-M. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, se ky shtetas ka marrë pa dëshirën e saj, djalin e tyre të mitur, dhe është larguar nga banesa. Fëmija është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe i është kthyer nënës.