Site icon Informohu siç duhet

Morën peng 32-vjeçarin dhe e kërcënuan me jetë, policia njoftim zyrtar për arrestimin e vëllait të deputetit të PD dhe 2 të tjerëve

Policia e Devollit finalizoi operacionin e koduar “Attempt 5”, pas kallëzimit të shtetasit Ilir Topçiu, 32 vjeç, i cili deklaroi se më 27 tetor ishte marrë me forcë nga banesa e tij dhe mbajtur për disa orë në një biznes privat, ku është kanosur dhe dhunuar fizikisht.

Në pranga ranë tre persona:
Alti Nallbati, 42 vjeç, vëllai i deputetit Bledion Nallbati
Trajan Çeliku, 38 vjeç
Marsel Buci, 37 vjeç

Nga hetimet rezulton se Topçiu ishte nën masë sigurie “arrest në shtëpi” për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa pengmarrësit e morën me forcë, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit.

NJOFTIMI
Devoll
Morën me forcë nga banesa për motive të dobëta një 32-vjeçar, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij, vihen në pranga 3 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M. B., T. Ç. dhe A. N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe mbajtur për disa orë në një biznes privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan punën për kapjen e tyre.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasve:

A. N., 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe T. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim;

M. B., 37 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë marrë me forcë nga banesa shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në fshatin Braçaj, Bashkia Devoll, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version