Gjatë një interviste për Top Albania Radio, opinionistja e këtij sezoni të Big Brother VIP Albania, Monika Kryemadhi, bëri disa deklarata që pritet të ndezin diskutime.
E pyetur për raportin mes Mateos dhe Brikenës, Kryemadhi tha se ndjenjat e Mateos mund të jenë diku tjetër. “Mateo duket se ka simpati për Selin,” tha ajo, duke sugjeruar se kjo mund të jetë ndërsjellë dhe të zgjasë edhe pas përfundimit të reality show-t.
Monika shtoi se Selin po përjeton emocione të ndërlikuara brenda shtëpisë, për shkak të ndryshimeve në marrëdhëniet me djemtë. Për lidhjen e saj me Gimbo, Kryemadhi theksoi se ajo është më shumë një mbështetje njerëzore për të përballuar izolimin, dhe jo një lidhje më të thellë.

