Në konferencën e sotme për mediat, Ilir Meta konfirmoi se është nën hetim nga prokurorët e SPAK për transaksione të dyshimta dhe pasuri të paluajtshme jashtë vendit. Megjithatë, Meta shtoi se këto hetime po bazohen në individë që dikur kanë qenë pranë tij, të cilët po përdoren për ta futur në “kurth” drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin.
Sipas tij, disa prej këtyre personave po shfrytëzohen për të bërë deklarime të fshehta apo për të inskenuar biseda, të cilat ai i cilësoi si “estradë”. Në këtë kontekst, Meta akuzoi se po përdoren njerëz të korruptuar të opozitës për të goditur udhëheqësit e saj dhe për të krijuar një “fake opozitë”, që sipas tij, garanton pandëshkueshmërinë e Edi Ramës.
Megjithatë, pyetja që qëndron mbi këto zhvillime është: a është Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës, që aktualisht ndodhet në proces divorci me të, “pendito”-ja që po tradhton atë për drejtësinë? Ndërsa hetimet vazhdojnë, nuk është ende e qartë nëse Kryemadhi ka ndonjë rol në këtë skemë, por tensionet brenda kësaj marrëdhënieje të trazuar dhe divorci në horizont lënë hapësirë për spekulime të forta.
A do të jetë Kryemadhi figura kyçe që drejtësia po përdor kundër Metës? Kjo mbetet për t’u parë në vijim të procesit hetimor.