Site icon Informohu siç duhet

Monedhat e huaja fitojnë terren ndaj lekut për të dytën ditë me radhë

Tregu i këmbimit valutor vendas shënoi të martën një tjetër ditë forcimi të monedhave të huaja kundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u rrit me 0,74 lekë dhe këmbehet me 84,28 lekë, ndërsa euroja u ngjit në 97,54 lekë, 0,06 lekë më shumë se një ditë më parë.

Paundi britanik u mbiçmua me 0,44 lekë duke arritur në 112,50 lekë, ndërsa franga zvicerane u rrit me 0,31 lekë dhe këmbehet me 104,71 lekë.

Gjatë sezonit veror, prurjet valutore zakonisht forcojnë lekun, ndërsa Banka e Shqipërisë ka të drejtë të ndërhyjë në treg për të ruajtur stabilitetin e kursit të këmbimit. Në tremujorin e parë të 2025-ës, ajo ka blerë vetëm 33,2 milionë euro për rritjen e rezervës valutore, pa kryer ndërhyrje direkte për të frenuar zhvlerësimin e euros.

Exit mobile version