Momente paniku janë regjistruar në Fier, kur një 55-vjeçar ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, duke mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa situata ka qenë tejet e rrezikshme dhe ka zgjatur disa minuta, duke shkaktuar frikë dhe alarm te banorët e zonës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e 55-vjeçarit.
Forca të shumta policie kanë siguruar perimetrin dhe kanë ndjekur procedurat përkatëse për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.


