Site icon Informohu siç duhet

Momente gazmore/ “Do të ngremë tavanin”, tregtari nuk kupton Berishën, kujton për tavanin e dyqanit

KRUJË– Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Krujës ditën e sotme, ku më tepër është fokusuar në takimet me pronarët e bizneseve në pazarin e vjetër të Krujës.

Berisha veshur me xhamadadin kuq e zi dhe qeleshen në kokë, teksa ka hyrë në ambientin e një biznesi dhe vijon me premtimet e tij për ekonominë ka bërë që biseda e tij serioze të kthehet në një “meme”.

Berisha: Do të ngremë tavnin.

Menjëherë sapo dëgjon këtë fjali pronari i dyqanit ngre kokën drejt tavanit dhe pyet: Ça Tavani?

Berisha: E biznesit.

Kjo video është bërë virale në rrjet duke shkaktuar shumë të qeshura./Radar.al

Exit mobile version