Momente ankthi në plazhin e Shëngjinit u kthyen në lehtësim dhe gëzim, pasi një vajzë 4-vjeçare nga Kosova, e cila ishte humbur, u gjet dhe u bashkua shëndoshë e mirë me familjen e saj.
Ngjarja ndodhi kur familja, e ardhur për pushime nga Kosova, njoftoi Policinë e Lezhës se vajza e tyre ishte larguar dhe nuk po mund ta gjenin. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë së Rendit, të vendosura në zonën e plazhit, u angazhuan në kërkime intensive.
Falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të efektivëve, vogëlushja u lokalizua brenda një kohe të shkurtër dhe iu dorëzua prindërve. Sipas Policisë, vajza ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte pësuar asnjë lëndim.


